Sondazh: Rusët pajtohen me shkyçjen e tërësishme të internetit në vend

Moskë, 5 gusht 2015 (MIA) - Më shumë se gjysma e qytetarëve rusë, 58 për qind, nuk do të ishin kundër shkyçjes  së tërësishme të internetit në vend, ndërsa 42 për qind besojnë se shtetas të huaj e shfrytëzojnë internetin që t'i bëjnë dëm Rusisë, tregojnë rezultatet e hulumtimit të shpallur dje të ekspertëve amerikanë dhe Qendrës ruse për hulumtim të mendimit publik.

Anketa ka treguar se 49 për qind e të anketuarve konsiderojë se informatat në internet duhet të censurohen, përderisa 81 për qind nuk janë të kënaqur nga thirrjet e rrjeteve sociale për protesta kundër Qeverisë ruse.

Vetëm 10 për qind e rusëve janë përgjigjur se si burime më të rëndësishme për informim i shfrytëzojnë ueb faqet informative, ndërsa gjashtë për qind rrjetet sociale. Për 60 për qind të qytetarëve burim më i rëndësishëm i informatës janë televizionet shtetërore, për gjashtë për qind është radioja, për pesë për qind gazetat, ndërsa për të tjerat mediat rajonale.

Mes atyre të cilët nuk shfrytëzojnë internet, 39 për qind konsiderojnë se ai u sjell dëm  vlerave familjare, ndërsa 33 për qind stabilitetit politik.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail