Policia hungareze me lotsjellës ndaj një grupi të emigrantëve

Budapest, 26 gusht 2015 (MIA) - Policia hungareze përdori lotsjellës ndaj një grupi prej 200 emigrantëve të cilët tentonin të largoheshin nga qenra e pranimit për refugjatë në vendin Reske, në afërsi të kufirit me Serbisë.

Zëdhënësi i policisë deklaroi se ata emigrantë refuzuan të japin shenjat e gishtërinjve dhe theksoi se "policia ka tentuar ta qetësojë gjendjen, por ata edhe më tej protestojnë".

Policia kumtoi se do të dërgojë 2.100 policë si përforcim të kufirit me Serbinë, me qëllim që të ndihmojë për përballjen m numrin e rritur të emigrantëve.

Sipas policisë përforcimi, që përfshin 2.106 policë të pajisur me helikopterë, kuaj dhe qen, do të sistemohen në kufi prej 5 shtatorit.

Qeveria hungareze po shqyrton mundësinë ta përdorë armatën për përmirësimin e sigurisë në kufirin jugor në shtetin ku mijëra emigrantë tentojnë të hyjnë nga Serbia në territorin e Bashkimit Evropian.

Zëdhënësi qeveritar Zoltan Kovaç deklaroi se çështja për sistemimin e njësive të armatës të kuirit ishte diskutuar në mbledhjen e Kabinetit dhe këshillit për sigui nacionale.

Vendim për atë mund të sjellë parlamenti i cili mbledhjen e ardhshme fillon me punë pas pushimit njëmujor.

Mbi dy mijë persona hynë në Hungari përmes kufirit me Serbinë në fillim të javës. Paraprakisht autoritetet ishin të detyruara të fillojnë ndërtimin e një muri të lartë prej katër metrave ndaj Serbisë në mënyrë që ta ndalojë valën e emigrantëve.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail