Zeman: Vala migruese do të rritet

Pragë, 31 gusht 2015 (MIA) - Presidenti çek Millosh Zeman deklaroi se vala migruese do të rritet, për shkak se pret që refugjatët të cilët do të mbërrijnë në Evropë t'i ftojnë edhe farefisët e tyre, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Praga.

Zeman duke e krahasuar migracionin aktual me katastrofën natyrore cunami, tha se ai do të kontribuojë që të vijë deri në përkeësim të vendet afrikane dhe vendet e tjera veçmë të destabilizuara.

Zeman deklaroi se ndjehet si turist në ndonjë plazh tajlandez, i cili dëshiron që ta fotografojë dallgën në largësi, ndërsa nuk është i vetëdijshëm se dallga mund ta tërheq.

Ai përsëriti se do të vlerësonte në qoftë se Bashkimi Evropian i përforcon kufijtë e saj, por shkak se shikon se BE-ja nuk bën asgjë konsideron se Çekia vetë duhet të kujdeset për kufijtë e saj.

Presidenti çek, muajve të fundit në mënyrë kritike po kritikohet kundër valës së refugjatëve edhe atë posaçërisht kundër atyre nga Lindja e Afërt dhe Afrika.

Sipas tij, numri më i madh prej tyre janë emigrantë ekonomik dhe ai druan se e ashtuquajtura Shteti Islamik do ta shfrytëzojë valën migruese që të fusë të ashtuquajtura celula të fshehta terroriste.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail