Lavrov. SHBA-ja t'i kthehet dialogut të barabartë

Moskë, 1 shtator 2015 (MIA) - Rusia kërkon nga SHBA të kthehen drejt dialogut të barabartë në bazë të respektit të ndërsjellë, deklaroi sot ministri rus i Punëve të Jashtme, Sergej Lavrov në takim me studentët dhe profesorët e Institutit shtetëror të Moskës për marrëdhënie ndërkombëtare në kuadër të Ministrisë.

Në lidhje me kushtet, sipas të cilave mund të zhvillohet para së gjithash bashkëpunimi midis Rusisë dhe vendeve perëndimore, Lavrov theksoi se bëhet fjalë për "kushte të përbashkëta të cilat mund të ekzistojnë midis dy vendeve të cilat respektohen midis tyre".

"Kjo përfshin respektim të ndërsjellë të pozitave të barabarta të secilit prej vendeve, kujdes drejt interesave të ndërsjella dhe rëndësinë e këtyre interesave. Nuk ka nevojë për kushte të tjera", konfirmoi shefi i diplomacisë ruse.

Sipas tij, në katër-pesë vitet e fundit janë krijuar më shumë mekanizma për bashkëpunim midis Rusisë dhe SHBA-së, por "e gjithë kjo është e ngrirë nga partnerët tanë amerikanë". Nëse ata i kthehen dialogut të barabartë në bazë të respektimit të ndërsjellë, atëherë ne jemi të gatshëm".



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail