Avramopulos u ka bërë thirrje vendeve të BE-së që ta mbështesin planin e ri për kuotat e refugjatëveësh

Vjenë, 7 shtator 2015 (MIA) - Komisari evropian për migracion Dimitris Avramopulos u ka bërë thirrje sot vendeve-anëtare të Bashkimit Evropian që ta mbështesin planin e ri të Komisionit Evropian për kuota refugjatësh.

"Asnjë vend anëtar i BE-së vetë nuk mund të përballet me këtë problem. Mund ta tejkalojmë këtë krizë vetëm nëse veprojmë si një union i vërtetë", theksoi Avramopulos gjatë vizitës në Austri, ku me përfaqësues të autoriteteve ka biseduar për fluksin e emigrantëve.

Kryetari i KE-së Zhan Klod Junker në Parlamentin Evropian të mërkurën do t'i prezantojë zyrtarisht kuotat e refugjatëve.

Ndërkohë, KE-ja e përfunduar planin me të cilin ngarkesa për përkujdesin e refugjatëve do të ishte e ndarë në mënyrë të barabartë mes vendeve-anëtare, por e cila mbetet që të shihet nëse do të pranohet.

Në selinë e Komisionit në Bruksel sot është paralajmëruar se komisarët formalisht do ta miratojnë planin në mbledhjen e nesërme.

Varësisht nga madhësia, pasuria dhe kapaciteti, të gjitha vendet-anëtare sipas planit duhet të pranojnë numër të caktuar të 160 mijë refugjatëve që ndodhen në Greqi dhe Hungari, dhe në vende të tjera të Unionit, ndërsa për kompensim dë të duhet të marrin nga gjashtë mijë euro për person nga fondet e BE-së.

Ato vende që do të refuzojnë të pranojnë numër të caktuar të refugjatëve do të duhet për secilin që nuk e kanë pranuar të paguajnë shumë të njëjtë në fond të veçantë të BE-së.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail