Ushtria hungareze filloi stërvitjet për mbrojtje të kufirit

Budapest, 10 shtator 2015 (MIA) - Armata hungareze ka filluar stërvitjet ushtarake për mbrojtje eventuale në kufirin jugor, në përpjekje për të ndaluar fluksin e migrantëve, delaroi mbrëmë shefi i Shtatëmadhorisë së Forcave të armatosura të Hunagrisë, Tibor Benko.

Hungaria planifikon të dërgojë ushtrinë që t’i ndihmojë policisë në kufi, ku mijëra migrantë arrijnë nga Serbia çdo ditë.

Kryeministri Viktor Orban deklaroi se miratimi i ligjit për sistemim të armatës nuk do të jetë i mundur para 20 shtatorit.

Ministri serb i Punëve të Jashtme Ivica Daçiq dje deklaroi se Hungaria së shpejti do të mbajë stërvitje ushtarake në afërsi të kufirit me Serbinë.

Autoritetet hungareze njoftuan se presin 40.000 migrantë javën e ardhshme.

Shumica e tyre ikin nga konfliktet në Lindjen e Mesme dhe bëjnë përpjekje që, përmes Hungarisë, të arrijnë në Gjermani, Austri dhe Suedi, të cilat janë vendet me ligjet më liberale për azil në Bashkimin Evropian.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail