Merkel: Nuk ka kufizime ligjore për pranimin e refugjatëve

Berlin, 11 shtator 2015 (MIA) - Kancelarja gjermane Angela Merkel sot deklaroi se nuk ka kufizime ligjore për numrin e njerëzve të cilët ikin para përndjekjes politike dhe kërkojnë strehimore në vendin e saj, transmetoi Fena.

Ajo gjithashtu, sërish qartë porositi se njerëzit të cilët nuk kanë të drejtë të marrin azil, do të duhet urgjentisht të kthehen në vendet e tyre.

Gjermania ka shënuar më shumë arritje të migrantëve nga cilido vend tjetër evropian dhe vetëm këtë vit pret të vijnë 800.000 refugjatë.

Në intervistë për gazetën e përditshme "Rajnishe Post" ajo nuk mund të japë numër të saktë se sa refugjatë në vit Gjermania mund të akomodojë.

"E drejta themelore e azilit nga përndjekja politike nuk njeh kufij. Kjo gjithashtu vlen edhe për refugjatët të cilët ikën te ne nga ferri i luftës qytetare" deklaroi Merkel.

Ajo,  gjithashtu, theksoi se edhe njerëzit nga vendet e "sigurta" ballkanike vijnë në Gjermani dhe tha se ata duhet shpejtë të kthehen në shtëpitë e tyre nëse nuk kanë bazë për marrje të azilit.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail