UNHCR: Evropa ka nevojë për qendra të mëdha pranimi për refugjatët

Gjenevë, 11 shtator 2015 (MIA) - Kombet e Bashkuara e përshëndesin propozimin e Bashkimit Evropian që të pranojë 160 mijë refugjatë, duke e vlerësuar si hap në drejtim të duhur, por përmendi se në shtetet kufitare si Greqi, Itali dhe Hungari urgjentisht duhet të hapen qendra të mëdha pranimi.

"Vendet evropiane duhet t'i respektojnë ligjet nacionale dhe ndërkombëtare gjatë menaxhimit me kufijt, duke e respektuar të drejtën e njerëzve për të kërkuar aazil he mbrojtje nga luftërat dhe torturat", thuhet në kumtesën e Komisariatit të Lartë të KB-së për Refugjatë.

"Sipas vlerësimeve tona paraprake, nevojat janë ende të mëdha, por tnai vëmendja duhet të kahëzohet drejt asaj që tre vendet-anëtare të marrin pjesë në atë iniciativë he ta zbatojnë shpejtë", shtohet në kumtesë.

Edhe një milion sirianë mund të bëhen refugjatë dhe të nisen drejt Evropës, nëse nuk i vihet fundi luftës, paralajmëroi drejtori rajonal i UNICEF-it për Lindjen e Afërt dhe Afrikën Veriore, Piter Salama.

"Ekziston mundësia që miliona e miliona refugjatë të tjerë ta braktisin Sirinë dhe t'i drejtohen Bashkimit Evropian dhe vendeve të tjera", deklaroi si dhe shtoi se rreth tetë milionë perosna janë të shpërndarë në vetë Sirinë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail