Për çdo refugjat të pranuar qytetet franceze do të marrin nga 1000 euro nga shteti

Paris, 12 shtator 2015 (MIA) - Ministri i Punëve të Brendshme të Francës, Bernar Kazenev në takimin e sotëm me prefektët e 600 qyteteve franceze të cilët janë të gatshëm të pranojnë refugjatë, paralajmëroi se për çdo refugjat të pranuar  do të marrin nga 1000 euro nga shteti, lajmëron korrenspondenti i MIA-s nga Parisi.

Bëhet fjalë për ndihmë shtesë, të destinuar për pronarët  privatë dhe publikë për banim të refugjatëve. Sipas Kazenev, mund të shfrytëzohen edhe fondet për investime për operacione më të mëdha në formimin e lokaleve të reja për banim të refugjatëve.

Së shpejti kryeministri Manuel Vals do ta bëjë me dije programin për pranim të refugjatëve, sepse qendrat e tanishme me gjithsej 25.000 vende, nuk do të jenë të mjaftueshme që t'i pranojnë refugjatët.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail