Gabriel: Mosaktiviteti i Evropës e solli Berlinin deri në kufijtë përfundimtar

Berlin, 14 shtator 2015 (MIA) - Zëvendëskancelari gjerman Zigmar Gabriel sot e akuzoi moasktivitetin evropian  për krizën e refugjatëve, të cilën Gjermania e solli deri në kufijtë përfundimtar të kapaciteteve për pranim të azilkërkuesve.

"Mosaktiviteti i Evropës në krizën e refugjatëve  e solli Gjermaninë deri në kufijtë e kapaciteteve të saj. Problem nuk është numri i refugjatëve, por shpejtësia me të cilën ato vijnë, me çka komplikohet puna e krahinave shtetërore dhe qyteteve gjermane", deklaroi Gabriel për gazetën ditore berlinase Tageshpigel.

Para mbledhjes së sotme të ministrave të punëve të brendshme nga BE-ja në Bruksel me qëllim të zhvendosjes së 160 mijë refugjatëve në korrniza të vendeve të Unionit, Gabriel i bëri thirrje Evropës të rikontrollojë se si shpejtë mund t'u ndihmojnë në mënyrë efikase vendeve të origjinës së refugjatëve.

Gabriel propozoi ndihmë urgjente prej 1,5 miliard euro për kampet më të mëdha të refugjatëve në Liban dhe Jordan, për shkolla, për ushqim dhe strehim.

Pritet që në vitin 2015 Gjermania do të pranojë 800 mijë azilkërkues, katër herë më shumë se sa vitin paraprak dhe më shumë nga cilido vend tjetër evropian.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail