Rëmujë e madhe në kufirin hungarez para uljes së barrierës

Budapest, 14 shtator 2015 (MIA) - Një numër rekord i migrnatëve (5809) kanë hyrë dje në Hungari, njoftoi policia hunareze një ditë para datës 15 shtator, kur Hungaria planifikon ta mbyllë kufirin me Serbinë.

Kolona të pakontrolluara të migrantëve shpejtojnë drejt kufirit hungarez që të hyjnë në territorin e Bashkimit Evropian para mesnatës, për kur Hungaria paralajmëron ulje të barrierës dhe kontroll rigoroz të refugjatëve.

Prej mesnatës e deri në orën tetë të mëngjesit në Hungari kanë hyrë edhe 3.280 migrantë, derisa gjatë ditës së djeshme kufirin hungarez ilegalisht e kanë kaluar rekord 5.809 refugjatë, njofton RTS.

Për shkak fluksit gjithnjë e më të madh të refugjatëve, Hungaria përgatitet për rregulla dhe masa të reja të cilat prej nesër duhet ta pengojnë hyrjen ilegale të migrantëve në atë vend. Porta e hekurudhës Beograd-Budapest do të mbyllet në mesnatë.

Zëdhënësi i Qeverisë hungareze, Zlotan Kovaç deklaroi se mossuksesi i Bashkimit Evropian ta përforcojë mbrojtjen e kufijve të saj mund ta rrezikojë lirinë e qytetarëve të saj dhe për shkak kësaj kontrolli në kufij duhet të përforcohet që të ndihmohet në dallimin e refugjatëve nga emigrantët ekonomik.

Kovaç tha se tashmë është e qartë se sistemi i Shengenit nuk mund të mbrohet brenda dhe se vendet periferike duhet ta fitojnë tërë ndihmën për mbrojtjen e kufijve të BE-së.

Sipas tij, mbrojtja e kufijve është mënyrë e vërtetë e solidaritetit e jo sistemi i paarsyeshëm, dhe i pazbatueshëm i refugjatëve i propozuar nga Bashkimi Evropian.

Kovaç tha se është e vështirë të parashikohet çfarë do të ndodh kur do të hyjnë në fuqi masat e rrepta të kontrollit në kufirin hungarez, duke shtuar se dihet se do të vijë deri në presion dhe tension për shkak të kësaj, por edhe se kriza e refugjate vetëm mund të kontrollohet me vendosjen e rendit.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail