Gjermania nuk i mbyll dyert për refugjatët

Berlin, 14 shtator 2015 (MIA) - Gjermania nuk i mbyll dyert për refugjatët, madje edhe nëse vendosen kontrolle kufitare, deklaroi sot zëdhënësi i kancelares gjermane Angela Merkel.

Stefan Zajbert sqaroi se vendosja e masave drastike ka qenë e domosdoshme që të vendoset rregull në procedurën për kërkimin e dhënies së azilit. 

"Kontrollet e përkohëshme kufitare nuk janë njësoj si edhe mbyllja e kufirit. Kjo është krejtësisht diçka tjetër. Refugjatët edhe më tej do të vijnë në Gjermani, por ne shpresojmë se arritja e tyre do të  bëhet në një mënyrë më të rregullt", theksoi Zajbert.

Ai tha se të tilla masa kanë qenë të domosdoshme edhe për arsye sigurie që autoritetet të mund të regjistrojnë çdo person që do të vijë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail