Deri në fund të vitit Gjermania pret një milion refugjatë

Berlin, 14 shtator 2015 (MIA) - Numri i refugjatëve të cilët deri në fund të këtij viti do t'i pranojë Gjermania në territorin e saj është më i lartë për 200 mijë nga analizat e para dhe do ta arrijë numrin prej një milion njerëz, paralajmëroi sot zëvendëskancelari gjerman dhe ministër i Ekonomisë Zigmar Gabriel.

Ashtu siç lajmëroi korrenspondenti i MIA-s nga Berlini, zëvendësi i kancelares Angela Merkel  dhe lider i Partisë Socialdemokrate të Gjermanisë (SPD), në letër deri te bashkëpartiakët e tij thotë se analizat e para janë treguar të pasakta.

"Nuk do të pranojmë 800 mijë migrantë, ashtu siç ishte paralajmëruar nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme, por një milion, u shkruajti Gabriel anëtarëve të SPD-së i cili është partner kryesor në qeverinë e Unionit kristiano-demokratik CDU) të Merkelit.

Gjermania veçmë paralajmëroi se deri në fund të vitit 2015 do të harxhojë rreth gjashtë miliardë euro nga buxheti shtetëror për pranim të refugjatëve, por me analizat e reja të Gabrielit kjo shifër mund të rritet për të paktën një miliardë euro.

Çdo migrant me statusin e refugjatit ose azilkërkuesit në Gjermani krahas banimit merr edhe nga 135 euro në muaj.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail