Turmë e madhe në kufirin hungarez para lëshimit të barrierës

Budapest, 14 Shtator, 2015 (MIA) - Numër rekord i migrantëve (5809) kanë hyrë dje në Hungari, kumtoi policia hungareze një ditë para datës 15 shtator, kur Hungaria planifikon të ndalojë kufirin me Serbinë.

Rradhë të gjata të migrantëve nxitojnë në kufirin hungarez për të hyrë në territorin e Bashkimit Evropian para mesnatës, për kur Hungaria paralajmëron uljen e barrierës dhe kontroll rigoroz të refugjatëve.

Nga mesnata deri në orën tetë të mëngjesit në Hungari kanë hyrë 3.280 migrantë të tjerë, ndërsa gjatë ditës së djeshme kufirin hungarez kanë kaluar ilegalisht 5809 refugjatë, lajmëron RTS.

Për shkak të rritjes së fluksit të refugjatëve, Hungaria është duke u përgatitur për rregulla të reja dhe kornizat e reja që nesër duhet ta parandalojnë hyrjen e migrantëve në atë vend. Porta e hekurudhës Beograd - Budapest do të mbyllet në mesnatë.

Zëdhënësi i Qeverisë hungareze Zoltan Kovaç deklaroi se dështimi i Bashkimit Evropian për të forcuar mbrojtjen e kufijve të saj mund të rrezikojë lirinë e qytetarëve të saj dhe për këtë shkak kontrollet kufitare duhet të përforcohen për të ndihmuar dallimin e refugjatëve nga emigrantët ekonomikë .

Kovaç tha se është e qartë se sistemi Shengen nuk mund të jetë i mbrojtur nga brenda dhe se vendet periferike duhet ta marrin të gjithë ndihmën për të mbrojtur kufijtë e BE-së.

Sipas tij, mbrojtja e kufirit është mënyra e vërtetë për solidaritet, e jo sistemi i pamenduar dhe i pazbatueshëm i kuotave të refugjatëve propozuar nga Komisioni Evropian.

Kovaç tha se është e vështirë të parashikohet se çfarë do të ndodhë kur të hyjnë në fuqi masat strikte të kontrollit të kufirit hungarez, duke shtuar se është e mundur që do të ketë presion dhe tension për këtë shkak, por edhe se kriza e refugjatëve mund të kontrollohet vetëm me rivendosjen e rendit.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail