BE-ja e ndarë rreth çështjes për refugjatët

Bruksel, 15 shtator 2015 (MIA) - Nuk është arritur marrëveshja e dëshiruar, deklaroi mbrëmë komisari evropian për punë të brendshme Dimitris Avramopulos pas takimit të ministrave të Drejtësisë dhe Punëve të Brendshme të vendeve anëtare të BE-së.

"Nuk është arritur marrëveshja e dëshiruar. Numri më i madh i vendeve anëtare duan të shkojmë më tutje, por jo të gjitha", deklaroi para gazetarëve Avramopulos pas debatit shtatëorësh.

Ministrat në mbledhjen e djeshme të jashtëzakonshme nuk arritën pajtim për planin për pranim të refugjatëve të propozuar nga kryetari i KE-së Zhan-Klod Junker.

Ministrat shprehën kritikë parimore, por edhe jo formale sipas vendeve të tyre të pranojnë pjesë më të madhe  prej gjithsej 160.000 refugjatëve nga Afrika dhe Lindja e Mesme, në varësi të kapaciteteve të saj, por i refuzuan kuotat e obligueshme  në të cilat insiston KE-ja.

Ata e konfirmuan vendimin që në parim është sjellë në korrik për pranim të diçka më pak se 40.000 refugjatë të cilët për momentin gjenden në Greqi dhe Itali.

Në raport të 120.000 refugjatëve të tjerë, është arritur pajtim të vazhdohet me punë në përgatitjen e vendimit formal për zbatim të obligimit, me respektim të detyrueshëm ndaj fleksibilitetit të nevojshëm të çdo vendi anëtar, veçanërisht për zgjidhjen e situatave të paparashikueshme.

Sipas kësaj, vendimi për planin e Junkerit është anuluar deri më 6 tetor, kur ministrat sërish do të mbajnë mbledhje në Bruksel.

Avramopulos megjithatë paralajmëroi se kriza është shumë serioze për pritje dhe se mbledhja e ardhshme ministrore është e domosdoshme të organizohet për disa ditë. Qëndrimin e tillë e përkrahën edhe nënkryetari i parë i KE-së Frans Timermans.

Ministrat e BE-së megjithatë arritën pajtim për disa elemente të planit, kështu që është dakorduar përforcimi i kontrollit të kufijve të jashtëm të Unionit.

Anijet patrulluese evropiane në Detin Mesdhe do të munden të zbatojnë metoda më agresive ndaj kontrabandistëve të njerëzve, duke i përfshirë zjarret dhe fundosjet e anijeve të kontrabandistëve.

Është dakorduar përbërja e listës së vetme evropiane të "vendeve të sigurta", qytetarët e të cilës do të kalojnë përmes procedurës për fitim të azilit sipas procedurës së shpejtë, ashtu që do të mundet më lehtë  të deportohen në rast të refuzimit të kërkesës së tyre.

Sipas planit të Junker në këtë listë do të jenë të gjitha vendet të cilat janë kandidate për anëtarësim, që i përfshin Maqedoninë, Serbinë, Malin e Zi, BeH-në dhe Shqipërinë, ndërsa trajtim i njëjtë është parashikuar  edhe për banorët e Kosovës.

Minsitrat e BE-së arritën edhe marrëveshje parësore për ndihmë financiare dhe materiale të vendeve në tranzicion.

Kryetari i Këshillit Evropian Donald Tusk, i cili sot gjendet për vizitë në Korenë jugore, paraprakisht paralajmëroi se këtë muaj do të bëjë thirrje për samit të jashtëzakonshëm të BE-së, nëse ministrat nuk arrijnë marrëveshje.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail