Hungaria më nuk është vend i sigurt, vendosi gjykata austriake

Vjenë, 15 shtator 2015 (MIA) - Gjykata Administrative në Austri vlerësoi se Hungaria më nuk është vend i sigurtë për dhënie të azilit për refugjatët.

"Gjendja në Hungari nga tetori i vitit të kaluar në mënyrë drastike ka ndryshuar,  për shkak të fluksit të madh të imigrantëve. Këto rrethana, më kritikë konkrete të kushteve për pranim të azilantëve në Hungari, çojnë drejt vlerësimit se Hungaria  nuk është e sigurtë  për azilkërkuesit", citohet në kumtesën e gjykatës.

Gjykata tregon edhe për shkeljen e Konventës evropiane për të drejtat e njeriut dhe Kartën e të drejtave fundamentale të KB-së, të cilat ndalojnë sjellje johumane dhe degraduese.

Për shkak të shkeljes së këtyre dokumenteve, Gjykata vendosi se është i papranueshëm dëbimi i azilkërkuesve ndaj bazës të Marrëveshjes së Dublinit në Hungari. Organet kompetente për shkak të vendimit të tillë  duhet detajisht ta analizojnë  situatën aktuale në Hungari dhe të bëjnë kontroll nëse është i mundur  zbatimi i rregullave nga Dublini për azilkërkuesit në Austri, të cilët kanë arritur nga Hungaria.

Gjykata administrative ka vendosur për këtë çështje në bazë të ankimit të një refugjateje afgane, e cila në Austri ka arritur me shumë fëmijë të mitur, ndërsa e cila ka luftuar kundër dëbimit në Hungari.

Ajo në Hungari ka kërkuar azil, ndërsa në tetor të vitit të kaluar ka arritur në Austri. Autoritetet kompetente kanë urdhëruar dëbimin e saj, sepse Hungaria sipas marrëveshjes së Dublinit është kompetente për vendimmarrjen për  dhënien e azilit në rastin e saj.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail