Eurokomisioni pa komente për trajtimin e refugjatëve në Hungari

Bruksel, 15 shtator 2015 (MIA) - Në Komisionin Evropian sot nuk dëshiruan t'i komentojnë masat e reja të Hungarisë kundër refugjatëve, as qëllimin e autoriteteve hungareze që me forcë t'i kthejnë në Serbi.

"Kërkuam nga Hungaria të na sqarojë ligjet e reja dhe si do të zbatohen ato", deklaroi para gazetarëve zëdhënësja e Evrokomisionit, Natasha Berto, duke u përgjigjur në pyetjen nëse grupi i ligjeve që hyri në fuqi këtë mëngjes është në pajtim me rregullat europiane.

Ligjet e reja përfshijnë edhe kompetenca më të mëdha për policinë dhe ushtrinë për të parandaluar refugjatët të hyjnë në Hungari dhe dënime me burg për ata që do të kalojnë ilegalisht kufirin.

Berto tha se nuk do t'i komentojë ligjet deri sa nuk arrin një shpjegim nga autoritetet hungareze dhe derisa  komisari Evropian i punëve të brendshme dhe migracion, Dimitrios Avramopulos nuk kthehet nga vizita paraprake në Budapest.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail