UNHCR: Refugjatët mund të gjejnë marshrutë të re, duke anashkaluar Hungarinë

Gjenevë, 15 shtator, 2015 (MIA) - Pasi Hungaria e kufizoi hyrjen e refugjatëve në territorin e saj, ata me siguri do të orientohen ndaj vendeve tjera, duke krijuar marshruta të reja për të lëvizur drejt vendeve të Evropës Perëndimore, deklaroi sot zëdhënësja e Komisionerit të Lartë të KB-së për refugjatët (UNHCR ), Melisa Fleming.

"Ne jemi në kontakt me shumë vende dhe në qoftë se ndodh diçka e paparashikuar, UNHCR-ja është e gatshme të reagojë dhe për të ndihmuar ato vende në mënyrën më të mirë", tha Fleming.

Organizata Ndërkombëtare për Migrim (IOM), vlerësoi se me masat më të rrepta për migracionin dhe me mbylljen e kufirit jugor, Hungaria nuk i respekton obligimet e veta sipas rregullave për refugjatët dhe azil të KB-së dhe BE-së.

"Hungaria është e detyruar t'i respektojë obligimet e veta. Legjislacioni i ri paraqet mosrespektim të atyre obligimeve, që lindin si nga Konventa ndërkombëtare e KB-së për statusin e refugjatëve, ashtu edhe nga rregullorja e BE-së për dhënien e azilit", deklaroi udhëheqësja e Zyrës së IOM në Budapest, Magdalena Majkovska-Tomkin.

Ajo kërkoi nga Qeveria hungareze t'i respektojë obligimet e veta ndërkombëtare dhe t'i mundësojë refugjatëve të aplikojnë për azil dhe t'u sigurojë mbrojtje dhe strehim.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail