Berlini kërkon sanksione për anëtarët e BE-së të cilët nuk pranojnë refugjatë

Berlin, 15 shtator, 2015 (MIA) - Berlini zyrtar kërkon që Bashkimi Evropian të shqyrtojë evetualisht "presion financiar" ndaj vendeve anëtare të saj, të cilët e kundërshtojnë planin për rishpërndarjen e refugjatëve.
 
Pasi në takimin e djeshëm në Bruksel anëtarët e BE-së nuk arritën të dakordohen për të pranuar një pjesë të azilkërkuesve, sot Gjermania kërkon që kundërshtarët më të mëdhenj të planit të dënohen me pezullimin e fondeve të zhvillimit nga buxheti i përbashkët evropiane.
 
Siç lajmëron korrespodenti i MIA-s nga Berlini, sipas ministrit gjerman të Punëve të Brendshme Thomas de Mazier, në pyetje janë disa vende, ku prijnë Hungaria dhe Sllovakia.
 
Pikërisht këto vende që janë përfituesit e parave për zhvillim nga arka Europiane dje e refuzuan planin evropian për pranimin e refugjatëve.
 
Ministri gjerman në një deklaratë për televizionin ZDF thotë se "duhet të flasim për mënyrat me të cilat mund të bëhet presion mbi këto vende", duke shtuar se disa prej vendeve që kundërshtuan kuotat e pranimit të refugjatëve, janë përfituesit e mjeteve nga fondet strukturore evropiane.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail