Refugjatët ndikojnë në rejtingun e Merkelit

Berlin, 15 shtator 2015 (MIA) - Numri i madh i refugjatëve të cilët këtë vit kanë hyrë në Gjermani dukshëm ndikon në disponimin e votuesve gjerman dhe përderisa kriza e refugjatëve nuk ndalet  mund të ketë pasoja serioze ndaj rezultateve të  zgjedhjeve parlamentare federale të rregullta që duhet të mbahen në vitin 2017, lajmëroi korrenspondenti i MIA-s nga Berlini.

Interes më të madh nga zhvillimi i ngjarjeve lidhur me refugjatët tani për tani ka partia Aletrnativa për Gjermaninë  (AFD) e cila erdhi deri te rejtingu i saj më i lartë në katër muajt e fundit. Partia djathtiste e përbërë edhe nga "dezertorët" e Unionit Demokratik Kristian (CDU) të kancelares Angela Merkel, e cila mundohet për qasje konservative gjatë zgjidhjes së trendeve migruese, për momentin ka 5,5 për qind përkrahje nga qytetarët.

Sipas hulumtimit të Agjencisë INSA pjesë të së cilës publikon gazeta "Bild" Partia djathtiste gjermane ka rritje prej 2,5 për qind për vetëm dy muaj, ndërsa më së shumti  1,5 për qind, ka humbur CDU-ja qeveritare e cila tani ka rejting prej 40 për qind dhe ende është bindshëm fuqia më e madhe politike para socialdemokratëve (SPD), të cilët kanë përkrahje prej rreth 24 për qind.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail