Javën e ardhshme Samit i BE-së për krizën e refugjatëve

Berlin, 15 shtator, 2015 (MIA) - Kancelarët e Gjermanisë dhe të Austrisë, Angela Merkel dhe Verner Fajmann sot kumtuan se në një bisedë telefonike me kryetarin e Këshillit Evropian, Donald Tusk ranë dakord që javën e ardhshme të mbahet Samiti i jashtëzakonshëm i BE-së kushtuar krizës së refugjatëve.

"Kjo është një problem i tërë Bashkimit Evropian dhe për këtë arsye ne kemi rënë dakord që javën e ardhshme të mbahet një Samit i jashtëzakonshëm i BE-së", deklaroi Merkel në konferencën e përbashkët për shtyp me Fajman, i cili sot qëndroi për vizitë në Berlin.

Merkel me këtë rast i hodhi poshtë si të pabaza pohimet se me deklarata të tipit se refugjatët janë të mirëpritur, Gjermania edhe më tej i inkurajon migrantët të shkojnë drejt Evropës.

"Ne nuk duhet të fillojmë të kërkojmë falje për demonstrimin e fytyrës miqësore në situata emergjente", deklaroi Merkel duke shtuar se vendimi i Gjermanisë për të lejuar hyrjen në vend të refugjatëve të cilët kanë ardhur në Hungari ishte e drejtë.

Merkel me këtë rast porositi se Gjermania, Austria dhe Suedia, të cilat kanë marrë numrin më të madh të refugjatëve, nuk mund vetë të zgjedhin këtë situatë, kështu që nevojitet që ajo të diskutohet në Samitin e jashtëzakonshëm të BE-së.

Sot paraprakisht edhe kryeministri sllovak Robert Fico kërkoi që të mbahet Samit i BE-së ku do të diskutohet për krizën e refugjatëve.

"Samiti, më në fund, duhet të vendosë për hapat e ardhshme. Në këtë Samit do të shkohet me një mandat që në asnjë rast të mos pajtohemi me kuotat e detyrueshme për pranimin e refugjatëve, edhe në qoftë se jeni të vetmit me atë qëndrim", deklaroi kryeministri sllovak Robert Fico.

Lidhur me deklaratën e ministrit gjerman të Punëve të Brendshme, Tomas de Meziere, i cili kërkoi sanksione nga BE-ja për ato shtete anëtare që do të refuzojnë të pranojnë refugjatë, Merkel deklaroi se kërcënimet nuk janë rruga e drejtë për të arritur marrëveshje dhe kërkoi që të tregohet "më shumë frymë evropiane".

Maiziere sot kërkoi që Bashkimi Evropian të shqyrtojë evetualisht "presion financiar" ndaj vendeve anëtare të saj, të cilët e kundërshtojnë planin për rishpërndarjen e refugjatëve. Ai kërkoi që kundërshtarët më të mëdhenj të planit të dënohen me pezullimin e fondeve të zhvillimit nga buxheti i përbashkët evropiane.
 
Siç lajmëron korrespodenti i MIA-s nga Berlini, sipas Mezier, në pyetje janë disa vende, ku prijnë Hungaria dhe Sllovakia.
 
Sipas tij,  këto vende që janë përfituesit e parave për zhvillim nga arka Europiane dje e refuzuan planin evropian për pranimin e refugjatëve.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail