Mogerini: Anëtaret e BE-së nuk ndanë mjaft mjete për refugjatët

Bruksel, 15 shtator 2015 (MIA) - Përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Federika Mogerini u dërgoi kritika vendeve-anëtare sepse nuk ndanë mjaft mjete për përballje me shkaqet për valën me emigrantët.

Mogerini sot para deputeëve të Europarlamentit deklaroi se pret që paratë "të arrijnë menjëherë, në orët në vijim, e jo pas disa muajve".

Në mesin e projekteve të ndryshme, të cilat i zbaton BE-ja, është fondi në vlerë prej 1,8 miliardë eurove për ndihmë disa shteteve afrikane, me qëllim që më mirë të mund t'i kontrollojnë kufijtë e vet. Një fond tjetër me vlerë prej 45 milionë eurove është paraparë për krizën me refugjatët në Siri.

Për shkak të mungesës së mjeteve, Programi botëror i KB-së për ushqim duhej ta ulë dyfish ndihmën për refugjatët në vendet fqinje të Sirisë, ceket në kumtesën e publikuar sot në Gjenevë.

Zëvendëskancelari gjerman Zigmar Gabriel theksoi se vendet perëndimore duhet të investojnë miliarda për shtëpi dhe shkolla për refugjatët sirianë, të cilët masovikisht u shpërngulën në Jordani, Turqi dhe Liban.

"SHBA-ja dhe shtetet nga Gjiri Persik duhet të dërgojnë financa të mjaftueshme në mënyrë që refugjatët nga Lindja e Afërt të jetojnë në kushte më të mira", shton Gabriel.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail