Rumania kërkon mbledhje dhe sqarim nga Hungaria për vendosjen e gardhit në kufi

Bukuresht, 16 shtator 2015 (MIA) - Ambasada e Rumanisë në Budapest kërkon një takim në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Hungarisë për të njoftuar kundërshtimin e saj ndaj planeve të Hungarisë për të vënë një gardh në kufirin me Rumaninë.

Ambasada rumune gjithashtu kërkoi edhe shpjegime shtesë rreth këtyre planeve, kumtoi Ministria e Punëve të Jashtme e Rumanisë.

Ministri hungarez i Punëve të Jashtme Peter Sijarto sot dënoi ashpër deklaratat e kryeministrit rumun Viktor Ponta se politikanët hungarezë nuk janë më të mirë se politikanët sirianë dhe libanezë, shtetasit e të cilëve largohen nga vendi.

"Viktor Ponta dje humbi vetëkontrollin dhe deklaratat e tij të paarsyeshme janë fyerje për të gjithë Hungarinë. Politikanë të civilizuar evropianë nuk përdorin shpifje të tilla të ashpra. Deklaratat e tij kanë vetëm një shpjegim, se ai plotësisht ka humbur mbështetjen në politikën e brendshme të Rumanisë", theksohet në deklaratë.

Ponta mbrëmë në Fejsbuk reagoi ndaj planeve të Hungarisë që gardhin e vendosur në kufi me Serbinë ta vazhdojë edhe me Rumaninë, duke thënë se planet e Hungarisë e rikujtojnë Europën në vitet e 30-ta dhe 40-ta të shekullit të kaluar.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail