Islamistët radikalë në Gjermani rekrutojnë refugjatë

Berlin, 18 shtator 2015 (MIA) - Kryetari i Zyrës federale gjermane për mbrojtjen e Kushtetutës, Hans Georg Masen paralajmëroi se islamistët radikalë, salafistë po përpiqen të rekrutojnë myslimanë në mesin e refugjatëve në Gjermani.

"Ne jemi duke e ndjekur sjelljen e salafistëve si filantropë dhe humanistë të cilët me qëllim dëshirojnë kontakt me refugjatët dhe më pas ju bëjnë thirrje në xhami të caktuara me qëllim që t'i rekrutojnë për qëllimet e tyre", deklaroi Masen për gazetën "Rajnshe post".

Masen i minimizoi druajtjet se grupi "Shteti Islamik" mund të dërgojë grupe terroriste të përziera me refugjatët në Gjermani duke theksuar se Zyra federale për mbrojtjen e Kushtetutës dhe Agjencisë federale për zbulim kanë njekur shumë gjurmë dhe nuk kanë gjetur shenja se ekziston një gjë e tillë.

Rrugët përmes së cilave lëvizin refugjatët janë shumë të rrezikshme për terroristët, pasi që në këtë mënyrë rrezikojnë vdekjen apo mundësinë për t'u zbuluar, thekson Mesen.

Ekspertët e sigurisë vlerësojnë se rreziku për grupe terroriste si SHI të arrijnë të kontrabandojnë ekstremistë në Evropë bashkë me valën e refugjatëve është më i vogël se atë që e prezentojnë disa politikanë.

Qeveria gjermane sivjet pret rreth 800.000 refugjatë, para së gjithash myslimanë nga Siria, Iraku dhe Afganistani.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail