Sijarto: Rrugës drejt Evropës janë 30 deri 35 milionë refugjatë

Budapest, 18 shtator 2015 (MIA) - Ministri hungarez i Punëve të Jashtme Peter Sijarto sot deklaroi se 30,35 milionë refugjatë janë rrugës për në Evropë dhe për shkak të kësaj përforcimi i kufijve ka rëndësi kyçe.

Sijarto në intrevistën për gazetën "Maxhar idok" thekson se BE e ka shpërfillur mbrojtjen e kufijve të saj dhe se liderët evropianë frikësohen punët t'i quajnë me emrin e vërtetë, për shkak se e kanë më të lehtë t'i kritikojnë ata që punojnë.

Sipas ministrit hungarez liderët evropianë veprojnë mbi bazë të informacioneve të rrejshme të mediave ndërkombëtare, si dhe se Hungaria e ka të qartë se Evropa nuk mund të pranojë qindra mijë refugjatë apo miliona migrantë ekonomik.

"mund ta kontrollojmë krizën vetëm nëse i mbështesim dhe e përfocojmë zonën e Shengenit", deklaroi ministri hungarez i Punëve të Jashtme.

Sijarto sot do ta vizitojë Beogradin ku do të bisedojë me ministrin e Punëve të Jashtme të Serbisë Ivica Daçiq dhe ministrin e Punëve të Brendshme Nebojsha Stefanoviq.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail