Nuk ka para për anëtaret e BE-së të cilat nuk janë solidare me refugjatët

Berlin, 18 shtator 2015 (MIA) - Vendet të cilat nuk e ndajnë solidaritetin  si vlerë evropiane nuk mund të konsiderojnë në paratë evropiane, paralajmëroi ministri gjerman i Ekonomisë Zigmar Gabriel në intervistë për gazetën "Bild".

Zëvendëskancelari gjerman në intervistë i përsëriti kërcënimet e shprehura nga homologu i tij ministri i Punëve të Brendshme të Gjermanisë Tomas de Mazier. Gabriel thotë se "derisa vendi i tij hap shkolla dhe shtëpi për familjet e refugjatëve vendet e tjera vendosin tela me gjemba në kufijtë e tyre dhe i mbyllin vendkalimet kufitare".

"Evropa është bashkësi e vlerave e bazuar në kuptimin dhe solidaritetin njerëzor dhe ato që nuk i ndajnë vlerat tona nuk mund të konsiderojnë në paratë tona për një kohë", ka deklaruar Gabriel i cili është lider në partinë më të fuqishme gjermane SPD, e cila është në koalicion me partinë CDU të kancelares Merkel. Ai konsideron se derisa kjo praktikë nuk ndalet Evropa do të jetë në krizë më të madhe nga ajo që e shkaktoi kriza financiare dhe greke.

Komentet e njeriut të dytë në qeverinë gjermane para se githash kanë të bëjnë me Hungarinë e cila e mbylli kufirin me të gjithë fqinjët e saj dhe e cila shfrytëzon fonde të rëndësishme nga buxheti i përbashkët i BE-së por edhe i Kroacisë e cila vetëm me një ditë krizë në kufirin e saj paralajmëroi se më nuk ka kapacitet të pranojë refugjatë. Fotografitë e kufirit të Serbisë me Hungarinë ku pas miratimit të ligjeve antirefugjate  nga Qeveria në Budapest  ishin përdorur gaz lotsjellës dhe topa të ujit shkaktuan shok në BE ku në konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe të drejtat e refugjatëve respektohen tërësisht  dhe ku viktimat e konflikteve luftarake gjithmonë mund të gjejnë  strehim.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail