Fillon java Nobel

Stokholm, 5 tetor 2015 (MIA) - Me publikimin e fituesit të çmimit Nobel në Fiziologji ose Mjekësi, fillon sot në Stokholm, e ashtuquajtura "Java Nobel".

Fituesi apo fituesit e çmimit Nobel për Fizikë do të shpallen nesër, për Kimi të mërkurën, për Paqe të premten, ndërsa për Ekonomi të hënën e ardhshme më 12 tetor.

Ende nuk dihet data kur do të shpallet emri i fituesit të sivjetëm të Çmimit Nobel për Letërsinë.

Me kërkesën e Alfred Nobel (1833-1896) çmimet që mbajnë emrin e tij jepen për arritjet më të rëndësishme në fushën e fizikës, kimisë, fiziologjisë ose mjekësisë, për arritje të rëndësishme në letërsi dhe aktivitete në interes të paqes në botë.

Çmimet ndahen nga ana komisioneve të Akademisë Mbretërore Suedeze prë Shkenca për të arriturat në fushën e fizikës dhe kimisë, nga Instituti mjekësore-kirurgjikale Karolina në Stokholm për fiziologji ose mjekësi dhe nga Akademia suedeze për literaturë në fushën e letërsisë.

Komiteti pesë anëtarësh të zgjedhur nga Parlamenti norvegjez e ndan Çmimin e Paqes. Në vitin 1968 është shtuar edhe Çmimi Nobel për shkencat ekonomike, e financuar nga Banka Kombëtare Suedeze.

Çmimi i parë Nobel është dhënë në Sen Trope në vitin 1901, pesë vjet pas vdekjes së Alfred Nobel. Ceremonitë në Stokholm dhe në Oslo, në të cilat fituesit i marrin shpërblimet tradicionalisht përcaktohen më 10 dhjetor, në përvjetorin e vdekjes së Nobelit.

Çdo çmim mund të jepet për maksimum tre të nominuarve. Ajo përbëhet nga një medalje e artë, diploma dhe një shumë e parave. Nga viti 2012 për shkak të krizës financiare çmimi në para u zvogëlua për 20 për qind, në tetë milionë kruna suedeze, ose 855 mijë euro.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail