Karter: Rusia e përforcon luftën në Siri

Madrid, 5 tetor 2015 (MIA) - Rusia eskalon luftë në Siri kur në nishan e merr opozitën, paralajmëroi sekretari amerikan i mbrojtjes, Eshton Karter.

Ai thotë se Rusia po ndjek "strategji humbëse" në Siri dhe se tentativat e Moskës që ta përforcojë regjimin në Damask janë sikur "që të kapesh në një anije që po mbytet".

Duke folur sot në Madrid të Spanjës, Karter, mëtutje, ka theksuar se "Rusia e ka përshkallëzuar luftën civile" në Siri dhe tha se shpreson se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, "do të vendosë të konfrontohet me kërcënimin që paraqitet nga Shteti Islamik, e nuk do t’i vazhdojë sulmet e njëanshme ajrore kundër opozitës së presidentit sirian, Bashar al-Asad".

Më 30 shtator, Rusia i ka filluar sulmet ajrore në Siri, duke pretenduar se cak i sulmeve janë militantët e Shtetit Islamik dhe kapacitetet e tyre ushtarake.

Por, Shtetet e Bashkuara, vendet e tjera perëndimore dhe monitoruesit ndërkombëtarë, kanë thënë se aeroplanët luftarakë rusë i kanë sulmuar grupet e tjera kryengritëse, për të ndihmuar në stabilizimin e qeverisë së presidentit Assad.

Sekretari amerikan i mbrojtjes, Eshton Karter, gjendet në turne pesëditëshe në Evropë, për bisedime me aleatët në koalicionin shumëkombës, të udhëhequr nga Uashingtoni, që ndërmerr sulme ajrore kundër luftëtarëve të grupit ekstremist, Shtetit Islamik, në Irak dhe në Siri.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail