Rusia i bombardon caqet e SHI nga anijet ushtarake në Detin Kaspik

Moskë, 7 tetor 2015 (MIA) - Ministri rus i Mbrojtjes, Sergej Shojgu, deklaroi sot se forcat e armatosura të Rusisë kanë sulmuar caqe të Shtetit Islamik, me raketa nga anijet ushtarake, të stacionuara në Detin Kaspik,  në largësi prej 1.500 kilometrash.

Sipas Shojgu, janë lansuar 26 raketa, ndaj 11 caqeve  të terroristëve dhe të gjithë janë shkatërruar.

Deklarata e ministrit rus të Mbrojtjes, vjen pas fillimit të operacioneve të para të përbashkëta të armatës siriane  në tokë dhe të aeroplanëve rusë, ndaj caqeve të "të gjithë terroristëve" në rajonin e provincave Hama dhe Idlib.

Observatori sirian opozitar për të drejtat e njeriut, i vendosur në Londër, pohoi se bëhet fjalë për luftërat më të ashpra, të armatës e cila mbeti lojale e presidentit Bashar al Asad dhe grupeve islamiste, në muajt e fundit.

Aeroplanët rusë më 30 shtator, filluan me bombardimin e caqeve të SHI dhe të grupeve të tjera të ndryshme islamiste të cilat luftojnë në frontin sirian, që Damasku dhe Moska i quajnë terroristë.

Perëndimi e akuzon Rusinë se nuk lufton  kundër SHI por i ndihmon Asadit të mbetet në pushtet. Moska zyrtare i hodhi poshtë akuzat e SHBA-së dhe të aleatëve të saj perëndimorë, si dhe të NATO-s, se bombardohen caqet e kundërshtarëve të "regjimit të Asad", që t'i mundësohet ai të mbetet në pushtet.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail