Qeveria gjermane miratoi koncept të ri për përkujdesin e refugjatëve

Berlin, 7 tetor 2015 (MIA) - Qeveria gjermane sot miratoi koncept të ri për përkujdesin e refugjatëve dhe për koordinator politik e emëroi shefin e Shërbimit të kancelares, Peter Altmaer, derisa aspektet operative, profesionale, organizative, juridike dhe financiare të krizës së refugjatëve edhe më tej janë në duart e Ministrisë së Punëve të Brendshme, transmetojnë mediat gjermane.

Ministri i Punëve të Brendshme, Tomas de Mezier konceptin e ri e vlerësoi si progres.

"Me konceptin e sotëm të ri të Qeverisë është bërë një hap më tej që në mënyrë organizative t'u jepet fund sfidave në lidhje me numrin e madh të refugjatëve", tha De Mazier, transmetuan mediet gjermane të cilat dje, duke e paralajmëruar konceptin, shkruan se kjo gjegjësisht është shuplakë për de Mezierin.

"Me javë të tëra është duke mbretëruar kaos për çështjen e refugjatëve dhe tani Angela Merkel është ngopur me këtë kaos. Koordinimi i përgjithshëm duhet të lidhet me Shërbimin e kancelares. Kjo është shuplakë për ministrin e Punëve të Brendshme", publikoi magazina politike "Shpigel", me fotografinë e Merkelit dhe De Mezierit.

Shtypi shkruan se zyra e Altmaerit edhe më tej do të jetë nën kompetencat e ministrit, por nën drejtimin e Shërbimit të kancelares.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail