Polonia nuk do të pranojë refugjatë të cilët nuk i kanë kaluar kontrollet e kufijve të jashtëm të BE-së

Varshavë, 8 tetor 2015 (MIA) - Polonia nuk do të pranojë refugjatë të cilët nuk e kanë kaluar kontrollin në qendrat e specializuara të kufijve të jashtëm të Bashkimit Evropian, deklaroi sot zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Rafal Tshaskovski, i cituar nga TASS.

Tshaskovski paralajmëroi se nëse këto qendra nuk aktivizohen vendi nuk do të pranojë emigrantë nga shtetet e tjera anëtare të BE-së.

"Në procesin e akomodimit vetëm njerëzit me identitet të konfirmuar dhe mundësi paraprake për marrjen e statusit të refugjatit do të merren parasysh", tha Tshaskovski.

Ai e bindi opinionin vendor se "në Poloni nuk do të vijë asnjë emigrant ilegal".

Është paraparë qendrat për pranimin e refugjatëve në kufijtë e jashtë të BE-së të punojnë deri në fund të nëntorit.

Gjatë verës Polonia shprehu gatishmëri të pranojë 2.000 refugjatë si përgjigje ndaj krizës së emigrantëve në Evropë. Në shtator, pas konsultimeve me Bashkimin Evropian, ajo u pajtua të pranojë edhe 5.000 apo gjithsej 7.000 persona.

Javën e kaluar ministri polak i Punëve të Jashtme, Gzhegozh Shetina qartë bëri të ditur se vendi i tij më nuk do të pranojë refugjatë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail