Gjermania do të ketë nevojë për 38 mijë mësimdhënës dhe eduakatorë për shkak të refugjatëve

Berlin, 8 tetor 2015 (MIA) - Gjermania do të ketë nevojë për 38 mijë mësimdhënës të rinj dhe edukatorë në kopshtet e fëmijëve për integrim më të mirë të refugjatëve në shoqëri, kumtoi sot sindikata e mësuesve, transmeton TASS.

Siaps kumtesës së sindikatës "Federata arsimi dhe shkenca" (GEB), në të cilin marrin pjesë rreth 270.000 persona, vitin e ardhshëm do të ketë rreth 300.000 nxënës të rinj si rezultat i valës migruese. Për pranimin e tyre  do të jenë të domosdoshëm plotësisht 24.000 mësues.

Vitin e ardhshëm në kopshte do të regjistrohen rreth 100.000 migrantë. Si rezultat i asaj do të jenë të domosdoshme 14.000 edukatorë plotësues.

"Arsimi është faktor kyç për integrimin e suksesshëm të fëmijëve të refugjatëve dhe të kandidatëve për status të tillë në Gjermani", theksoi kryetarja e sindikatit të mësimdhënësve Marlis Tepe.

Sipas Tepes të punësuarit në sistemin arsimor janë të gatshëm ta japin kontributin e tyre për ballafaqim me këtë sfidë serioze, ku sipas vlerësimeve të ndryshme këtë vit në Gjermani do të arrijnë mes 800.000 dhe një milion refugjatë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail