Shefi i diplomacisë sllovene paralajmëron valë të re më të madhe të refugjatëve

Luksemburg, 9 tetor 2015 (MIA) - Sllovenia me sukses u përgjigj në fluksin e parë më të madh të refugjatëve, por tani mund të pritet valë e re, edhe më e madhe, paralajmëroi ministri slloven i Punëve të Jashtme, Karl Erjavec.

Ai në Konferencën për refugjatët dhe rrjedhat migruese në Mesdheun lindor dhe Ballkanin Perëndimor e cila mbahet në Luksemburg, theksoi se pritjet e tilla bazohen ndaj të dhënave nga kufiri midis Maqedonisë dhe Greqisë, të cilin dje e kaluan 10.000 refugjatë.

Erjavec theksoi se "Sllovenia do të mund të gjendet në probleme edhe përderisa kryeministri hungarez Viktor Orban e zbaton planin për mbylljen e kufirit me Kroacinë".

"Fakt është se Serbia ka rreth 150.000 refugjatë dhe se kufirin maqedono-grek e kanë kaluar 10.000 persona të rinj. Të gjithë këta njerëz shkojnë diku", theksoi shefi i diplomacisë sllovene, duke shtuar se zhvillimi i situatës varet nga lëvizjet e Gjermanisë, Austrisë dhe vendet tjera ndaj të cilave janë drejtuar refugjatët.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail