Fornteks: Mbi 710.000 emigrantë në mënyrë ilegale kanë hyrë në Evropë në nëntë muaj të parë të vitit 2015

Varshavë, 13 tetor, 2015 (MIA) - Mbi 710 mijë emigrantë në mënyrë ilegale kanë hyrë në Bashkimin Evropian mes 1 janarit dhe 30 shtatorit të këtij viti, kumtoi sot Agjencia Evropiane për kontrollin e kufijve - Fronteks.

Vitin e kaluar kufijtë e BE-së në mënyrë joligjore i kanë kaluar 282 mijë emigrantë.

Vala më e madhe e emigrantëve kalon nëpër ishujt grekë në detin Egje. Gjithsej 350 mijë emigrantë kanë mbërritur në Greqi në nëntë muajt e parë të vitit. Vetëm muajin e kaluar në Greqi kanë arritur 49 mijë njerëz, shumica e të cilëve janë sirianë.

Mungesa e anijeve në Libi dhe përkeqësimi i motit muajin e kaluar e reduktoi për gjysmë numrin e emigrantëve që vijnë përmes detit Mesdhe në Itali.

Në shtator, ky numër u zvogëlua në 12 mijë, ndërsa në nëntë muajt e parë të vitit në Itali kanë mbërritur gjithsej 129 mijë njerëz, shumica prej të cilëve janë nga Eritrea.

Paraprakisht sot Organizata Ndërkombëtare për Migrim (IOM) kumtoi se që nga fillimi i vitit në Evropë, përmes Detit Mesdhe kanë hyrë 593.432 emigrantë dhe refugjatë. Sipas IOM-it, shumicën e emigrantëve dhe refugjatëve i priti Greqia - 453.912, ndërsa 136.408 kanë mbërritur në Itali.

Sipas IOM-it, me seli në Gjenevë, më shumë se 3.100 persona u mbytën në Detin Mesdhe gjatë këtij viti, duke u përpjekur për të arritur në brigjet e Evropës. Nëntëdhjetë për qind prej tyre vdiqën në marshrutën detare mes Libisë dhe Italisë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail