Franca do të dëbojë 17.000 të huaj në vitin 2015

Paris, 13 tetor, 2015 (MIA) - Ministri francez i Punëve të Brendshme, Bernard Kazenev, duke iu përgjigjur akuzave që vijnë nga djathtistët në lidhje me politikën e qeverisë socialiste mbi emigracionin, sot deklaroi se në vitin 2015 do të dëbohen 17.000 të huaj, të cilëve u është refuzuar kërkesa për të qëndruar në Francë, njofton korrespodenti i MIA-s nga Parisi.

"Në vitin 2015 ne do të kemi mbi 17.000 dëbime, kundrejt 15.253 në vitin 2014", deklaroi Kazanev në Paris, duke folur për valën e paparë deri tani të migrimit në Evropë dhe për disponimin e paparë antimigrues mes evropianëve.

Sipas Kazenev, në vitin 2011 gjatë kohës së qeverisë djathitiste të Nikolla Sarkozit, janë dëbuar  vetëm 12.054 të huaj, që është deri tani numri më i ulët, edhe krahas përpjekjeve të ish-presidentit për dëbimin e të huajve pa dokumente.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail