Opozita gjermane kundër masave qeveritare për refugjatë

Berlin, 6 nëntor 2015 (MIA) - Opozita gjermane ashpër e kritikon marrëveshjen e partnerëve qeveritarë të kolacionit për kontroll të fluksit të refugjatëve dhe vlerëson se ai nuk përmban "aksion konkret" të mjaftueshëm.

Sipas partisë së "të gjelbërve" është kontestuese që partnerët në qeveri janë dakorduar që procesi i konfirmimit të së drejtës së azilit të reduktohet në disa javë kur në vendet tjera të BE-së azilkërkuesit kanë kohë prej një vitit të parashtrojnë aplikim.

"Në vendet tjera numri më i madh i njerëzve duhet të presin nga një vit para se të aplikojnë për azil në këtë kontekst është mister i plotë se si qeveria federale pret ta përfundojë procesin e zgjidhjes së statusit të azilkërkuesve për disa javë", thotë Robert Habek nga të gjelbërit.

Sipas marrëveshjes së arritur mes CDU-së së Merkelit, njeriu i parë i socialdemokratëve Gabriel dhe lideri i CSU-së bavarez,e e cila është partia motër e CDU-së Shefer, parashikohet ndërtimi i pesë qendrave pranuese për refugjatë që migrantët duhet të presin për përgjigje pas kërkimit për azil.

Marrëveshja parashikon edhe dënime për ata që disa herë do t'i braktisin qendrat pranuese.

Gjermania deri në fund të tetorit ka pranuar rreth 760 mijë azil-kërkues ndërsa sipas vlerësimeve zyrtare ky numër mund të rritet mbi një milion deri në fund të vitit 2015.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail