Refugjatët në Gjermani të vendosur në selinë "Stasi"

Berlin, 23 nëntor, 2015 (MIA) - Rreth 500 refugjatë nga Siria, Iraku dhe Afganistani janë aktualisht të vendosur në ish-selinë e shërbimit të inteligjencës të Ministrisë për Sigurimin e Shtetit në Berlin. Në kohën kur ndërtesa e cila është pjesë e kompleksit të përdorur nga ish qeveria e Gjermanisë Lindore do të pajiset tërësisht me mobilje të nevojshme ish-selia e e shërbimit kontraverz e njohur si Stasi do të pranojë rreth 900 refugjatë.

Dhomat pjesërisht të rinovuara të ndërtesës famëkeqe mund të strehojë deri në gjashtë refugjatë me çfarë në kryeqytetin e Gjermanisë do të reduktohet presioni me strehimin e refugjatëve pasi për shkak të numrit të madh janë shteruar të gjitha mundësitë për akomodimin e tyre.

Zyra për regjistrim e tyre është e vendosur në hyrje të ndërtesës ku çdo refugjat mund të marrë kartë elektrike për hyrje dhe dalje nga vendi i cili për dekada ishte enigmë e madhe për shërbimet perëndimore të inteligjencës në kohën e Gjermanisë së ndarë.

Për Kryqin e Kuq gjerman aspak nuk është kontestuese historia e ndërtesës. Për ata aktualisht problematike është se nuk ka tualete të mjaftueshme, problem që duhet të zgjidhet së shpejti.

Refugjatët në ndërtesën e Stasi duhet të qëndrojnë tre muaj ku më pas do të marrin strehim të përhershëm. Refugjatët nuk do ta pengojnë punën e "Muzeu i Stasit", i cili edhe më tej do të vazhdojë të funksionojë në kompleksin e ish-Ministrisë së Sigurimit të Shtetit të RDGJ-së.

Në kompleksi i ndërtesave të selisë Stasi në lagjen e Berlinit Lihtenberg pas rënies së Murit të Berlinit kanë punuar rreth 7.000 mijë njerëz. Në vitet e fundit, pjesa më e madhe nuk është përdorur edhe pse qeveria gjermane për te paguan qira prej 570 mijë eurosh në muaj.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail