BE-ja nuk dëshiron të komentojë për aeroplanin e rrëzuar rus derisa nuk konfirmohet në të vërtetë se çfarë ka ndodhur

Bruksel, 24 nëntor 2015 (MIA) - Bashkimi Evropian nuk dëshiron zyrtarisht  të reagojë për aeroplanin e rrëzuar rus në qiellin e Sirisë, që sipas informatave parësore  e ka bërë aviacioni  i Republikës së Turqisë, lajmëroi korrenspondenti i MIA-s  nga Brukseli. Zëdhënësi i Komisionit Evropian Aleksander Vitershtajn në pres-konferencën e rregullt të mesditës në ndërtesën "Berlemont" të KE-së në Bruksel,  refuzoi në emër të Brukselit zyrtar të japë vlerësim parësor dhe koment për aeroplanin e rrëzuar  të aviacionit të Federatës Ruse me të cilën BE-ja ka marrëdhënie të ashpërsuara dhe sanksione tregtare të sjellura pas ngjarjeve në Ukrainë.

"Tani për tani i ndjekim nga afër ngjarjet dhe mundohemi të konfirmojmë  se çka ka ndodhur me të vërtetë. Për atë,  për momentin nuk mundemi të tregojmë asgjë më shumë", porositi Vintershtajn, zëdhënës i Qeverisë joformale të Bashkimit Evropian.

Ngjarjet e sotme në qiellin sirian e ngritën alarmin edhe në NATO, prej ku pritet reagim i Aleancës Veriore, anëtare e të cilës është Turqia, ndërsa në selinë e të cilës  në orën 16:00 pritet takim mes sekretarit të përgjithshëm Jens Stoltenberg dhe presidentit të Maqedonisë Gjorge Ivanov.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail