Gjermania dhe Franca të gatshme të pranojnë pjesëmarrjen e armatës siriane në luftën kundër SHI-së

Berlin, 30 nëntor 2015 (MIA) - Ministrja gjermane e Mbrojtjes Ursulla fon der Lajen shprehu gatishmëri të pranojë pjesëmarrje të forcave qeveritare siriane në luftën ndërkombëtare kundër grupit Shtetit islamik (SHI).

"Në Siri ka armatë, e cila tërësisht mund të shfrytëzohet, siç ndodhi në Irak, ku me sukses u trajnuan forcat lokale", theksoi Lajen.

Ajo njëkohësisht potencoi se nuk ka ardhmëri në Siri përderisa presidenti Bashar al Asad është në pushtet.

Sipas ministrit francez të Punëve të Jashtme Loran Fabius, bashkëpunimi me armatën siriane në luftën kundër SHI-së është i lejuar vetëm nëse Asadi largohet nga pushteti.

"Nëse vjen deri në tranzicion politik dhe ushtria siriane nuk udhëhiqet më nga Asadi, atëherë mund të ndërmerren veprime të përbashkëta kundër terrorizmit. Por, derisa ai është në pushtet, kjo nuk do të jetë e mundur", theksoi fabius.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail