Parlamenti britanik nesër vendon për përfshirje në sulmet ndaj SHI-s në Siri

Londër, 1 dhjetor 2015 (MIA) - Kryeministri britanik Dejvid Kameron mbrëmë kumtoi se më 2 dhjetor, parlamenti do të votojë për zgjerimin e mandatit të Aviacionit mbretëror ushtarak (RAF) për sulme ajrore ndaj Shtetit Islamik edhe në territorin e Sirisë, e jo vetëm në Irak.

Para votimit, do të mbahet debat parlamentar rreth kërkesës së tillë të Qeverisë, që Kameron formalisht ia parashtroi parlamentit gjatë të mërkurës së kaluar.

Vendimi për votimin (e ri) për Sirinë, vjen pas vendimit të liderit të laburistit opozitar, Xherem Korbin që t'iu lejojë deputetëve të kësaj partie të votojnë "të lirë" sipas bindjes së tyre personale, e jo sipas pozitës së tyre.

Korbin deklaroi se është kundër idesë që aeroplanët britanik të marrin pjesë në koalicionin kundër SHI-së në Siri, por gjysma e anëtarëve të Kabinetit të tij në hije, si dhe gati gjysma e deputetëve kumtuan se nuk pajtohen me liderin e tyre.

Ata konsiderojnë se në këtë rast partia duhet të qëndrojë pas Qeverisë, sepse bëhet fjalë për çështje nga interesi kombëtar.

Korbin kërkoi që të mos mbështetet Qeveria për këtë çështje, që të mund të luftuar ndaj Kameronit. konservatorët kanë shumicë prej vetëm 12 deputetëve në Dhomën e ulët, por kishin nevojë për vota edhe të laburistëve opozitar, sepse njëzetë konservatorë paralajmëruan se do të votojnë kundër propozimit qeveritar.

Korbin e ndryshoi mendimin kur gjysma e Kabinetit në hije u kërcënua me dorëheqje, por duke e pranuar kërkesën për "votim të lirë" ai kërkoi nga deputetët të dakordohen se nuk do të japin mbështetje për intervenim në Siri, formë si ajo në Libi.

Në vitin 2013, shumica e deputetëve nuk e pranuan kërkesën për sulme në territorin sirian, që duhej të hapë rrugë për rrëzimin e Bashar al Asadir, por në vitin 2014 anëtarët e Dhomës së ulët dhanë "dritë të gjelbër" për aksionet ajrore ndaj xhihadistëve në territorin e Irakut.

Korbin mbrëmë e paralajmëroi Kameronin se duhet të ndalojë të komplotojë luftë të re (në Lindjen e Afërt), por kryeministri e përshëndeti vendimin e laburistëve, i cili tani i siguron Qeverisë ndoshta shumicë gjatë votimit.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail