"British-amerikan tobako" ka dhënë ryshfet në vendet e Afrikës Lindore

Londër, 1 dhjetor 2015 (MIA) - Një nga kompanitë më të mëdha britanike "British-amerikan tobako" (BAT) është e dyshuar se u ka dhënë ryshfet politikanëve dhe funksionarëve në sektorin publik të disa vendeve në Afrikën Lindore.

Dyshimin se ky gjigant britanik i duhanit është i përzier në skandalin korruptues e ngriti ekipi i gazetarëve - hulumtues të Bi-Bi-Si, të cilët kanë kontrolluar dokumente të fshehta nga një ish i punësuar i BAT në Kenia.

Në emisionin special të transmetuar në televizionin britanik, Pol Hopkins, i cili 13 vite ka punuar në kompani,  ndërsa para shkuarjes në mënyrë të fshehtë i ka xhiruar dokumentet të cilat tani janë dëshmi për korruptimin, pranon se ka qenë pjesë e punës së pandershme.

"BAT  i ka korruputuar njerëzit, ndërsa unë kam ndihmuar, duke i zbatuar urdhërat e dhëna", deklaroi Hopkins.

Ai tani thotë se ka filluar me dhënien e ryshfetit, pasi në kompani e kanë bindur se "kjo është çmimi i biznesit në Afrikë".

Sipas dokumenteve të këtij "insajderi", kompania ka paguar një ish funksionar dhe dy të tanishëm në Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH) nga Burundi, Ishujt Komoro dhe Ruanda, të angazhuar në pjesën për kontroll të pirjes së duhanit.

Të gjithë tre kanë marrë mjete të fshehta financiare me vlerë mes tre dhe 20 mijë dollarë.

Hopkins pohoi se ata janë korruptuar që të hapet  fushata kundër pirjes së duhanit, por të gjithë tre i hodhën poshtë të gjitha akuzat.

Përfaqësuesi i BAT për Bi-Bi-Si deklaroi se "kompania nuk do të tolerojë korrupsion, pa dallim se në cilin nivel ai do të zbulohet".

Ligjet britanike për antikorrupsion mundësojnë që "British-amerikan Tobako" të akuzohet dhe dënohet për dhënie të ryshfetit në cilën do pjesë të botës, nëse dëshmohet faji për korrupsion.

BAT do të mund të paguajë dënim shumë më të lartë për veprën e njejtë edhe në SHBA.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail