Françesku: Bota është në skajin e vetëvrasjes

Romë, 1 dhjetor 2015 (MIA) - Papa Françesku vlerësoi se ngrohja globale e ka sjellë botën në skajin e vetëvrasjes dhe se pjesëmarrësit në Konferencën për ndryshime klimatike në Paris (KOP21), duhet të reagojnë tani ose asnjëherë.

"Nuk jam i sigurt në rezultatet nga KOP21, por duhet të reagohet tani ose asnjëherë", deklaroi papa Françesku në aeroplanin, me të cilin nga Afrika kthehej për në Romë.

Sipas tij, në Konferencën në Kjoto në vitin 1997 është arritur pak, me ç'rast çdo vit problemet janë gjithnjë e më të mëdha. "Ndodhemi në skajin e vetëvrasjes", theksoi papa.

"Pothuajse të gjithë të cilët janë prezent në Paris dëshirojnë të bëjnë diçka. Besoj se kjo do të realizohet, kanë vullnet të mirë dhe lutem për këtë", shtoi papa.

Papa Françesku është jashtëzakonisht i angazhuar në luftën kundër ngrohjes globale, të cilës i kushtoi një enciklikë të madhe, ku theksoi se ngrohja i vështirëson kushtet jetësore të të varfërve, e rrit ndotjen, katastrofat natyrore, sëmundjet, luftërat dhe migrimet.

Papa angazhohet për masa për ulje të ngrohjes globale dhe për "revolucion energjetik", e cila do të sjellte deri në braktisje të plotë të prodhimtarisë së energjisë nga derivate fosile.

Ai disa herë kërkoi që KOP21 të përfundojë me marrëveshje obliguese, me të cilën vendet më të pasura, financiarisht dhe teknikisht, do t'u ndihmojnë vendeve më të varfëra në përmbushjen e "revolucionit ekologjik".

Vatikani në hapjen e KOP 21 e prezantoi, njeriun e dytë të Selisë së Shenjtë, sekretarin shtetëror, kardinali Pjetro Parolin, i cili nga Afrika, ku e shoqëronte papën, udhëton në Paris.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail