Në nëntor në mënyrë të konsiderueshme zvogëlohet fluksi i migrantëve në Evropë

Gjenevë, 1 dhjetor 2015 (MIA) - Gjatë muajit të kaluar në Evropë përmes rrugës detare kanë arritur rreth 140.000 refugjatë dhe emigrantë, që është në mënyrë të konsiderueshme më pak se në krahasim me tetorin e këtij viti, kumtoi sot Komisariati i lartë i KB-së për refugjatë (UNHCR).

"Të dhënat për nëntor janë të oparat këtë vit të cilat tregojnë se numri i refugjatëve është zvogëluar në krahasim me gjendjen  gjatë muajve të kaluar", deklaroii Uiliam Spindler nga UNHCR-ja.

Sipas tij, shkaku për numrin e zvogëluar të personave të cilët cijnë në Evropë është rezultat i kushteve të përkeqësuara klimatike në Detin Egje, por edhe të masave të cilat autoritetet turke i kanë ndërmarrë kundër transportit ilegal të migrantëve.

Më shumë se 880.000 emigrantë këtë vit kanë arritur deri te brigjet evropiane, që është për rreth katër herë më shumë se në krahasim me vitin 2014, shtoi përfaqësuesi i agjencisë të KB-së për refugjatë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail