MPJ-ja ruse: Sulmet terroriste në Bagdad dhe Stamboll janë krime cinike

Moskë, 12 janar 2016 (MIA) - Sulmet terroriste në Bagdad dhe në Stamboll janë krime cinike. Ajo që ndodhi e konfirmon domosdoshmërinë nga akuzat e përpjekjeve të bashkësisë botërore në luftën kundër terrorizmit, theksohet në kumtesën e Ministrisë ruse të Punëve të Jashtme, lajmëroi TASS.

Në lidhje me serinë e sulmeve terroriste në Bagdad, më 11 janar dhe shpërthimin në Stamboll sot, u shprehim ngushëllime të thella familjarëve dhe të afërmve të viktimave. Iu dëshirojmë rikuperim sa më të shpejtë të mbijetuarve, kumtoi MPJ-ja ruse.

Këto krime cinike, për të cilat mund të ketë arsyetim, edhe njëherë treguan mungesë të humanizmit dhe mizorisë së terrorizmit ndërkombëtar, theksojnë nga Ministria.

"Edhe më shumë, viktimë e aksioneve të tij të zhurmshme bëhet popullata civile, duke përfshirë edhe qytetarë të huaj", theksohet në deklaratën.

Sulmet e fundit edhe njëherë e konfirmojnë domosdoshmërinë përfundimtare nga bashkimi i përpjekjeve të bashkësisë botërore për formimin e frontit të bashkuar të luftën kundër terrorizmit, në bazë të respektimit të ashpër të parimeve të të drejtës ndërkombëtare, duke e përfshirë zbatimin e standardeve dhe qasjeve të dyfishta, thekson MPJ-ja ruse.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail