Tusk: Mbarojnë 24 orët kruciale për marrëveshje mes Britanisë dhe Londrës

Londër, 1 shkurt 2016 (MIA) - Kryetari i Këshillit Evropian Donald Tusk sot deklaroi se rrjedhin "24 orët kruciale" për arritje të dakordimit mes Brukselit dhe Londrës rreth projekt marrëveshjes për reforma në BE të cilat i kërkon Britania e Madhe.

Sipas tij, pas skadimit të 24 orëve, të dyja palët do të vendosin nëse propozimet e përfshira në projekt-marrëveshjen t'ua japin në shqyrtim liderëve të vendeve të tjera anëtare të BE-së.

"Njëzet e katër orët kruciale" aktuale vijojnë pas takimi të mbrëmshëm të punës në Dauning strit 10, pas të cilës Tusk dhe kryeministri britanik Dejvid Kameron konfirmoi se "ende nuk ka dakordim" për marrëveshjen.

Ekzistonte shpresë se pas takimit Kameron-Tusk, liderëve tjerë evropian që prej ditës së sotme do t'u ofrohet ndonjë propozim-marrëveshje, që të mund ata të prononcohen për të deri në Samitin e ardhshëm të BE-së më 18 dhe 19 shkurt.

Pas bisedimeve të mbrëmshme, Kameron shkroi në Tuiter se bisedat me Tusk kanë qenë "produktive" si dhe kryetari i Këshillit Evropian është dakorduar edhe për një takim në 24 orët e ardhshme.

Mediat londineze zbulojnë se një burim nga Dauning strit 10 ka thënë se gjatë takimit të mbrëmshëm të punës, megjithatë ka pasur progres në çështjen e kufizimeve për migrantët nga BE-ja në Britaninë e Madhe, sipas të cilave në katër vitet e para ata do të kenë të drejtë të aplikojnë për benificione sociale.

Mediat në Londër shkruajnë se dakordim nuk ka për asnjërën nga katër kërkesat që i vendosi Britania e Madhe, por Kabineti i Kameronit thekson se harmonizimi rreth të gjitha çështjeve kërkon punë të hollësishme për konfirmimin e bazës ligjore në secilën nga kërkesat.

Në fazën e tanishme të negociatave, Kameron kërkon që projekti i propozuar i Brukselit për "frenim, në kushte të jashtëzakonshme", kur bëhet fjalë për migrantë, të hyjë në fuqi menjëherë, pas referendumit britanik" që të binden (euroskeptikë) britanikët në efikasitetin e mekanizimit evropian.

Në propozimin e BE-së është paraparë afat prej tre muajve dhe insiston në atë "frenat për situata të jashtëzakonshme" të aktivizohen vetëm nëse Britania e Madhe dëshmon se fondett e saj sociale janë shterur.

Burimi në Dauning strit 10, ka sqaruar se një nga çështjet kryesore të Britanisë së Madhe dhe tjerave që nuk janë në eurozonë t'u jepet rrip sigurie" në suaza të BE-së.

Franca, për shembull, vlerëson se vendet anëtare jashtë eurozonës nuk duhet ta kenë të drejtën e konvokimit të Këshillit Evropian  sepse kjo, sipas Parisit, do të ketë peshën e vetos.

Analistët në Londër besojnë se deri te marrëveshje mund të arrihet në dy javët e ardhshme deri te Samitit, që do t'i mundësonte kryeministrit britanik, referendumi për mbetjen apo dalje nga BE-ja ta organizojë më 23 qershor, e jo siç paralajmërohej deri në fund të vitit 2017.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail