Kameron: Projekt marrëveshja me BE-në ofron "reforma të rëndësishme"

Londër, 2 shkurt 2016 (MIA) - Kryeministri britanik Dejvid Kameron sot deklaroi se projekt-marrëveshja për reformat në BE, siç kërkoi Britania e Madhe, ofron "ndryshime të konsiderueshme" të cilat janë bazat e asaj që e kërkoi Londra, për rregullimin e marrëdhënieve të reja me Unionin.

Sipas Kameronit, ende mbeten të përpunohen hollësirat para Samitit të BE-së më 18 dhe 19 shkurt, ku do të bëhet fjalë për marrëveshjen e re britaniko-evropiane, por edhe për ndryshimet që uaofron Brukseli të gjitha vendeve anëtare.

Deklarata e Kameronit vjen pas publikimit të projekt-marrëveshjes nga ana e kryetarit të Këshillit evropian Donald Tusk, siç arritën marrëveshje të dy në negociatat të dielën në Dauning Strit 10 dhe 24 më vonë, pas vazhdimit të negociatave nga ekspertë juridikë nga të dy palët.

Në projekt-marrëveshjen që e publikoi Tusk është paraparë mekanizmi për "frenat në gjendje të jashtëzakonshme" të cilat do t'i shfrytëzonte Britania rreth bllokimit të beneficioneve sociale për migrantët nga vendet e BE-së.

Me këtë marrëveshje është paraparë që bllokada katërvjeçare për migrantët evropianë do të fillonte të zbatohet që menjlherë pas referendumit për mbetjen e Britanisë në BE, ashtu siç këtë e kërkoi Kameroni.

Mbetet dispozita se për bllokadën britanike për migrantët do të nevojitet pajtueshmëria e vendeve anëtare të BE-së, por pala britanike arriti të përfitojë për vete të drejtë, që beneficionet sociale pas katër viteve të kaluara të mund të shfrytëzohen vetëm nëse shfrytëzuesit mbeten të punojnë dhe të jetojnë në Britani.

Kjo do të thotë se ata nuk do të mund t'i shfrytëzojnë beneficionet sociale britanike, duke jetuar në vendet e tyre, ose në vendet tjera, duke iu referuar asaj se janë shtetas të BE-së. 


Euroskeptikët dhe konservativët, të cilët janë kundër mbetjes së Britanisë në BE, nuk pajtohen me marrëveshjen e tillë të Londërs me Brukselin  , duke pohuar se asgjë e re në thelb nuk i ofrohet Britanisë.

Nëse marrëveshja kalon në Samitin për më pak se tre javë, shumë me siguri se Dejvid Kameron do ta organizojë referendumin për BE-në gjatë qershorit këtë vit, në vend se deri nga fundi i vitit 2017.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail