Arrihet marrëveshje për njërën nga kërkesat e Britanisë së Madhe

Londër, 2 shkurt 2016 (MIA) - Britania e Madhe arriti marrëveshje me funksionarët e Bashkimit Evropian për mekanizmit për bllokimin e ligjeve të BE-së me të cilët nuk pajtohet, që ishte një prej qëllimeve të negociatave për reformimin e marrëdhënieve midis Londrës dhe Unionit, deklaruan përfaqësuesit e kabinetit të kryeministri britanik Dejvid Kameron.

Kryetari i Këshillit Evropian Donald Tusk do ta publikojë më vonë gjatë ditës së sotme projekt-propozimin për reforma të BE-së, të cilët kanë për qëllim t'i kënaqin kërkesat e Britanisë para referendumit të planifikuar për qëndrimin e vendit në Union.

Projekti, për të cilin ende duhet të pajtohen të gjitha vendet-anëtare mes tjerash parashikon dispozitë obliguese juridike, i cili mundëson grup prej 55 për qind ose më shumë anëtarë të Unionit ta tërheqin ligjin ose të kërkojnë ndryshim.

Kameron premtoi se do t'i reformojë marrëdhëniet midis Britanisë dhe BE-së dhe do të mbajë referendum për anëtarësim deri në fund të vitit 2017. Ai shpreson se do ta financojë marrëveshjen për reformat në samitin e BE-së, i cili do të mbahet më 18 dhe 19 shkurt.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail