Fushatë për sjellje në pishina u kritikua si diskriminim ndaj refugjatëve

Berlin, 2 shkurt 2016 (MIA) - Udhëzuesi për sjellje të refugjatëve në pishina publike i cili shkaktoi polemikë të ashpër në rrjetet sociale dhe në mediat është botuar para krizës së refugjatëve në vitin 2013, bëri të ditur një përfaqësues në qytetin Munih.

Broshura në të cilën jepet udhëzim si të sillen vizitorët në vende publike ku ka gra të veshura me rroba banje nuk është bërë special për refugjatët, por për të gjithë qytetarët të cilët sillen në mënyrë të dhunshme dhe agresive, pohojnë autoritetet lokale në Munih, pasi u akuzuan se me broshurën diskriminohen refugjatët.

Fotografitë në të cilat shihet kryqi i kuq përmes dorës e cila tenton të kapë një grua të veshur me rroba banje janë publikuar paralelisht me ndalesën me të cilën në qytetin e vogël Bornhajm nuk u lejohet refugjatëve ta shfrytëzojnë pishinën publike.

Ndalesa e cila u soll për shkak të sulmeve seksuale në Këln dhe qytetet tjera gjermane për vitin e ri nga ana e migrantëve me prejardhje arabe dhe të Lindjes së Afërt ishte tërhequr pasi u kritikua nga qytetarët dhe organizatat si masë diskriminuese kundër refugjatëve.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail