Paneli i KB-së vendosi në dobi të Asanzhit, Suedia i hodhi poshtë konkluzionet

Nju-Jork, 5 shkurt 2016 (MIA) - Paneli i KB-së publikoi sot se themeluesi i Uikiliksit Xhulian Asanzh është "paraburgosur në mënyrë arbitrare" dhe bëri thirrje për lirimin e tij.

Grupi punues i KB-së i bëri thirrje Britanisë dhe Suedisë "ta ndërpresin privimin e tij nga liria", duke vlerësuar se duhet të respektohet "integrimi fizik dhe liria e lëvizjes" së Asanzh.

Paneli, i përbërë nga pesë ekspertë, kumtoi se Londra dhe Stokholmi duhet t'ia kompensojnë dëmin e Asanzhit.

Zëdhënësi i kryeministrit britanik Dejvid Kameron deklaroi dje se Asanzh do të arrestohet nëse del nga Ambasada e Ekuadorit, pa marrë parasysh vendimin e komisionit të KB-së.

Ai tha se cili do vendim i komisionit të KB-së i cili e shqyrton ankesën e Asanzhit, nuk do të jetë juridikisht i detyruar dhe se urdhri për arrestimin e tij do të kryhet në rast se ai e lëshon ambasadën.

Asanzh dje deklaroi se do t'i dorëzohet policisë britanike nëse misioni i KB-së nuk vendon në dobi të tij, por shtoi se, nëse vendimi është më ndryshe, pret menjëherë t'i kthehet pasaporta dhe "të ndalohet tentimi për arrestim".

Asanzh nga Grupi punues i KB-së në shtator të vitit 2014 ngriti padi kundër Suedisë, Britanisë së Madhe për shkak të vendimit për paraburgim arbitrar për shkak të së cilit nuk mund ta braktisë Ambasadën e Ekuadorit dhe të mos arrestohet.

Asanzh (44) i cili kërkoi azil në ambasadën ekuadoriane në Londër në vitin 2012, u arrestua arbitrarisht në vitin 2010.

Ai kërkohet për t’u marrë në pyetje në Suedi ku akuzohet për sulm seksual ndaj dy grave, akuza që ai gjithmonë i ka mohuar.

Ai pretendon se, nëse do të shkojë në Suedi do të dorëzohet tek autoritet amerikane për ndjekje penale në lidhje me botimin e kabllogrameve diplomatike amerikane.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail