Xhulian Asanzh është seriozisht i sëmurë, pohon nëna e tij

Sidnej, 5 shkurt 2016 (MIA) - Themeluesi i Uikilisit, Xhulian Asanzh ka probleme serioze shëndetësore, duke përfshirë edhe infeksion afatgjatë në mushkëri, deklaroi sot nëna e tij në një intervistë për radion australiane Ej-Bi-Si.

Siç transmetoi DPA-ja, Kristin Asanzh deklaroi se djali i saj me të vërtetë është i sëmurë - ka problem me zemrën, infeksion kronik të mushkërive dhe dhimbje të thellë dhe të ashpër në kraharor.

Sipas saj, pasi në vitin 2012 mori azil në Ambasadën e Ekuadorit në Londër ai kishte mundësi vetëm shkurt të ekspozohet në diell. Mjekët i përshkruan kontroll me rezonancë magnetike dhe nga një orë në ditë të kalojë në diell, por "Qeveria e Britanisë së Madhe këtë e refuzoi", deklaroi nëna e Asanzh.

Ambasada ekuadoriale në Londër Asanzhit i dha azil për ta shmangur eskalimin në Suedi ku ai dyshohet për kryerje të veprave penale, keqpërdorim seksual.

Nga viti 2014 shfaqen informacione të ndryshme për gjendjen shëndetësore të australianit, përkujton DPA. Në korrik vitin e kaluar "Dejli telegraf" citoi disa burime nga Uikilisi sipas të cilave Asanzh ka aritmi, koll kronik dhe tension të lartë të gjakut. Prej atëherë avokatët e tij japin vlerësime se shëndetin e ka të brishtë.

Autoritetet ekuadoriale insistojnë në lirimin e tij të përkohshëm nga përgjegjësia që të mund t'i bëhen kontrolle.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail